• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tefta Radi: Dashuria ime me Frankon dhe ditët e vështira në Fushë-Arrëz

by Java News
08/04/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një javë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Francesk Radi, bashkëshortja e tij Tefta Radi dhe familja po presin ngushëllimet në Hotel Mondial. Bashkëshortja e këngëtarit është e pikëlluar për humbjen e parakohshme, por edhe që ndërprerë ditët më të mira që e prisnin pas rritjes së fëmijëve dhe telasheve që ka kaluar në jetë. Tefta Radi rrëfen për Report TV, njohjen në Fushë Arrëz dhe dashurinë me këngëtarin e internuar e të privuar nga jeta artistike në Tiranë.

“Vitet e Fushë Arrëzit vërtetë vite të vështira. Isha vetëm 22 vjeç. Dilja për herë të parë nga shtëpia, në një terren të thyer me klimë të ashpër, por do të ishin dhe ditët më të bukura sepse u njoha me Fankun. Ai vajti direkt në Festivalin e 11, unë kam vajtur dy vite më vonë. Ishte një dashuri pa interes në një kohë kur shumë kush e përndiqte ose i thoshte do t’i biesh kitarës kur të themi ne”, u shpreh Tefta Radi.

Radi kujton edhe kontributin e Françeskut për ngritjen e orkestrës popullore të Fushë-Arrëzit.

“Ndoshta një pjesë e njerëzve të emëruar nga partia ishin të detyruar të zbatonin urdhrat, por njerëzit e thjeshtë dhe disa pushtetartë e kanë dashur fort Frankun, sidomos ata që e kanë njohur nga afër dhe kanë pasur kontakte të ndryshme me të. Franku gjallëroi Fushë Arrëzin, gjallëroi fëmijët e Fushë Arrëzit, u mësoi kitarën dhe vetë mësoi instrumentet e veriut. Bëri një punë të vyer bashkë me Ndue Shytin në krijimin e Orkestrës së Veglave Muzikore Popullore”, tha ajo.

Familja Radi ka ndarë në orët e hidhura të humbjes së njeriut të tyre të zemrës Françesk Radit, bashkë me kujtimet që artisti ka lënë pas. Aktorja Margarita Xhepa ka kujtime te pashlyeshme për këngëtarin.

“Eshtë një humbje e madhe jo vetëm vetë për Frankun që ishte relativisht i ri dhe kishte çfarë të jepte prapë për familjen, por dhe për shoqërinë dhe muzikën”, tha Xhepa.

Pritja e familjes për ngushëllime ka filluar të premten pas orës 16.00 ndërsa do të ketë pritje edhe të shtunën e të dielën.

Këngëtari i njohur Françesk Radi ka ndërruar jetë në 3 prill të këtij viti në moshën 68-vjeçare.

Për këngëtarin u mbajt një ceremoni madhështore për përcjelljen në banesën e fundit në datën 4 prill, ku zonja Radi u shpreh se e ka dashuruar Françeskun kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin me gojë.

ma.me

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

LAJMI I FUNDIT/ Tërmet në Tiranë, lëkundje të forta sizmike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In