• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tedi Blushi publikon raportin e Avokatit të Popullit: Rrëmbimi i Metës, akt kriminal i SPAK…

by Os De
01/09/2025 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të rënda për ngjarjen e 21 tetorit 2024, kur ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua.

Blushi tha se raporti është një “akt-akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un”, të cilin e cilësoi si vegël qorre në duart e Edi Ramës për të vrarë opozitën dhe demokracinë.

Në një deklaratë për media, ai tha se Avokati i Popullit ka konfirmuar se urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut  Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi  ishte mbështetur mbi një ligj të shfuqizuar që prej vitit 2020, çka e bën arrestimin e Metës të pavlefshëm.

‘Gjetjet shumë të rënda të Avokatit të Popullit lidhur me rrëmbimin kriminal të ish-Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta në 21 tetor të vitit të kaluar janë një akt-akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un, të vetshpallur si patericë e regjimit dhe një vegël qorre në duart e Edi Ramës për të vrarë opozitarizmin, pluralizimin politik dhe demokracinë.

Raporti i Avokatit të Popullit është konfirmim zyrtar i denoncimeve shumë të drejta dhe të vërteta të vet Z. Meta dhe Partisë së Lirisë për bashkëfajësinë dhe shërbimin kriminal elektoral që SPAK, qëllimisht dhe me vetëdije, kreu 10 muaj më parë vetëm për llogari të interesave politike dhe elektorale të Edi Ramës, për t’i pamundësuar ushtrimin e të drejtave politike Z. Meta nëpërmjet izolimit ekstrem, njërit nga dy drejtuesit kryesorë të opozitës, në funksion të grabitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Së pari, skandali që udhëheq rrëmbimin e paligjshëm të Z. Meta, i konstatuar zyrtarisht edhe nga Avokati i Popullit, është urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut, Altin Dumani, Arben Kraja e Sotir Kllapi, i mbështetur në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë. Sipas Avokatit të Popullit, prokurorët mercenarë e kanë bazuar ligjshmërinë e urdhrit të tyre për rrëmbimin e Ilir Metës në ligjin Nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar në datën 25 qershor 2020, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Rrjedhimisht, Urdhri i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe çdo veprim i kryer nga agjentët e pretenduar policisë, të cilët ekzekutuan këtë urdhër, ligjërisht konsiderohet i pavlefshëm. Skandali i radhës, që nxjerr zbuluar SPAK-un si organizatë kriminale në shërbim të Edi Ramës, është fakti se Gjykata urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për ekzekutimin e vendimit për ndalimin e Z. Meta dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë si Forca Operacionale’, thotë ai.

Partia e Lirisë akuzon gjithashtu SPAK-un se ka shmangur qëllimisht Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka deleguar ekzekutimin e urdhrit te Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, duke shkelur vendimin e gjykatës.

PL akuzon prokurorët Dumani, Kraja dhe Kllapi për bashkëfajësi dhe “mashtrim publik” në gjykatë, ndërsa për Metën nënvizohet se procesi hetimor ka përfunduar me “zero prova, zero pasuri të paligjshme dhe zero dëme për buxhetin e shtetit”.

Sipas Blushit, tani që çështja ka kaluar për gjykim, opozita do të nisë një betejë publike për të çmontuar atë që e cilëson si proces politik të diktuar nga mazhoranca.

‘Pra SPAK e ka shmangur qëllimisht BKH-në, pra veten, nga operacioni kriminal, e vetdijshme për shoun politik që do të ndodhte, ç’ka provon se nuk është aspak rastësi as shpërfillja e vendimit të gjykatës dhe as gjoja larja e duarve nga akti kriminal që ndodhi më 21 tetor, shoqëruar me legjendat e përhapura në mediat e financuara me paratë e pista e të inceneratorëve, sikur gjoja Altin Dumani ishte mërzitur shumë nga forma brutale e arrestimit.

Kur në fakt, ai, Arben Kraja e Sotir Kllapi, me vetdije të plotë i lanë dorë të lirë Narkopolicisë të realizonte atë skandal që turpëron sot Shqipërinë, si vend anëtar i Këshillit të Europës dhe kandidat për anëtarësim në BE, në raport me shkeljen flagrante të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi i qëllimshëm dhe politik, me vetëdije të plotë dhe ne shkelje të urdhrit të Gjykatës, nga ana e SPAK për të shmangur Byronë Kombëtare të Hetimit nga urdhri i ekzekutimit, siç konstaton me shumë të drejtë Avokati i Popullit, dhe delegimi vetëm te Narkopolicia i rrëmbimit të Ilir Metës provon bashkëfajësinë dhe koordinimin e këtyre dy institucioneve për të realizuar atë krim të shëmtuar’, tha ai.

 

Next Post
“Hedhje karrigesh e shkopinj bejsbolli”/ Si degradoi konflikti në Korçë, zbardhen detajet

“Hedhje karrigesh e shkopinj bejsbolli”/ Si degradoi konflikti në Korçë, zbardhen detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In