Kryeminitri Edi Rama ka reaguar përsëri paraditen e sotme për protestën tek Teatri Kombëtar duke i dhënë një përgjigje indirekt kreut demokrat Lulzim Basha.
Me anë të postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!
Rama shpërndarë një shprehje të Paulo Coelhos shkrimtarit brazilian, duke thënë se për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.
“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!
Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.
Paulo Coelho“, shkruan Rama.
g.kosovari