• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri “Migjeni” aty ku e vërteta me tregimin “Përputhen”

by Stefan Çapaliku
19/06/2021 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Stefan Çapaliku

29 dhjetor i vitit 1954, Enver Hoxha kryen vizitën e parë në Shkodër, që mbas marrjes së pushtetit. Protokolli i shtetit i propozon të shohë “Koprracin” e Molierit, vënë në skenë nga Lec Shllaku dhe në interpretimin e Zef Jubanit. Kishte vetëm pese vjet që qe krijuar kompania teatrore shtetnore “Migjeni”, por shfaqjet jepeshin te teatri i jezuitëve.

Atë natë Enver Hoxha mbas shfaqjes do t’i fliste spektatorëve të “emëruar” për vështirsitë e mëdha ekonomike që po kalonte vendi, për sistemin e triskëtimit të bukës e kësisoj.

Mision i vështirë ky në një qytet si Shkodra, që sapo kishte provuar një terror të pashembull pushkatimesh, burgosjesh dhe konfiskimesh.

Mbasi mbron shfaqja dhe mbasiqë artistët marrin komplimentet më entuziaste prej komandantit, ulet sipari dhe në avanskenë vendoset një tryezë, prej nga nisë “biseda”. Në fund moderatori i drejtohet sallës nëse dikush kishte ndonjë pyetje. Por kujt t’ia mbante të bënte pyetje. Pason heshtja, të cilën e thyen vetëm një dorë eshtake majë një krahu të gjatë që valvitej andej nga rreshti i fundit. Ishte Prenk Jakova, druhem se njeriu publik më kontravers që kishte asokohe qyteti.

-Urdhëroni shoku Prenk!

-Shoku Enver. Ne këtu në Shkodër nuk kena gjithaq nevojë për ushqime sesa kena nevojë për një…
Prenkës i mbahet goja. Suspansa e krijuar gati sa nuk pelcet. Sytë hapen. Çudia bëhet sa s’rritet më.

-…për një teatër…

Pason një heshtje e thellë. Kjo batutë kapërcente të gjitha parashikimet dhe horizontet e pritjes. Enver Hoxha gëlltitet, po, po, atij i thahet pështyma. Nuk ka fjalë. Gjendet bosh. Prenk Jakova e ndjen këtë. Është vetëm një sekuencë, sa një shprepje aparati fotografik.

– Shoku Enver! Ne kemi vevojë prej jush vetëm për një projekt dhe për landën e parë, se punën e bajmë na vetë…
Dhe kështu pakashumë ndodhi. Nga nëntori i vitit 1952 e deri në maj 1958 zgjati ndërtimi i teatrit “Migjeni” edhe me punë vullnetare. Punuan atje të gjithë artistët e mëdhenj. Martini i madh dhe Martini i vogël, dy muratorë nga Dukagjini i prijshin muraturave. Zeneli karpentier dhe plot qytetar të tjerë shkonin dhe jepnin nga një dorë mbasditeve apo kurdo që kishin kohën e lirë…

Kështu ma kanë thënë këtë histori dhe kështu po ju a tregoj me shpresën se realiteti me tregimin do të PËRPUTHEN

Next Post
Tronditëse/ Piloti ndryshon sërish dëshminë: Unë e zgjova Carolinën dhe e mbyta me jastëk

Tronditëse/ Piloti ndryshon sërish dëshminë: Unë e zgjova Carolinën dhe e mbyta me jastëk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In