• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri Metropol vjen me larmi aktivitetesh, ja Kalendari i Festivalit “Adriatik” 6-19 shtator 2021

by
06/09/2021 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatri Metropol vjen këtë sezon me larmi aktivitetesh. Nga shfaqje teatrore, te festivale, koncerte e takime a diskutime me studiuesish e artistësh.

Nis me Festivalin “Adriatik”, në datat 6- 19 shtator, i cili organizohet në kuadër tëprojektit AIDA (Adriatic Identity through Development of Arts), një projekt i përbashkët dhe i rëndësishëm mes Italisë-Shqipërisë dhe Malit të Zi. “Ky festival, i cili hulumton jetët e vendeve që lagen nga Adriatiku, nuk do të ketë në tërësi të vetë jo vetëm shfaqje të Shqipërisë por edhe nga Italia, Mal i Zi dhe Kosova.

Gjithashtu pjesë ë këtij festivali do të jenë edhe tri koncerte nga Ansambli Tirana, i cili do të çel edhe festivalin”, shpjegon drejtoresha e Teatrit Metropol, Armela Demaj. Ky projekt, i cili ka nisur që një vit më parë ka si synim të krijojë një model identiteti bazuar mbi vetëdijen dhe memorien kolektive të komuniteteve pranë detit Adriatik. Projekti ka krijuar rrjete bashkëpunimi me qytetet Lece, Campobasso, Tiranë dhe Ulqin, të cilat së bashku do të përfaqësohen në Tiranëgjatë netëve të festivalit me shfaqjen “Riparimi” me regji nga Cesar Brie dhe aktor nga të tre shtetet.Teatri Metropol si pjesë e këtij projekti ka hulumtuar specifikisht mbi historikun dhe zhvillimin e ngjarjeve sociale dhe kulturore të lagjjes së Kombinatit.

Ndërsa projekti vetë ka për qëllim të tregojë se është e mundur të shqyrtohen shumë vendndodhje të rajonit nga një këndvështrim i vetëm, duke hedhur dritë mbi shumë të përbashkëta dhe pika kontakti midis qytetarëve dhe komuniteteve të territoreve të ndryshme të përfshira në projekt.gjatë kësaj periudhe të gjatë që nga koha e nisjes së projekti AIDA janë zhvilluar një sërë aktivitetesh artistike. Ka nisur me një kërkim studimor, me veprën e shkruar nga Cesar Brie e deri në premierën e shfaqjes vënë në skenën nën drektimin artistik të Salvatore Tramçerës. Për herë të parë Teatri Metropol u përzgjodh në këtë projekt si përfaqësues i teatrove shqiptare.

Ndërkaq përveç festivalit “Adriatik”, Teatri metropol do të jetë pjesë e “Koko Fest”, festivali I Komedisë në Korçë, ku do të konkurrojë me shfaqjen “Pikaso dhe Ajnshtajni në një bar në Paris”. Kjo shfaqje do të rikthehet më pas në skenën e Teatrit Metropol në datat 23- 3 tetor. Një tjetër premierë qënis përgjatë muajit tetor në Teatrin Metropol është vepra “Oh ato ditë të lumtura” nga Samuel Beckett me regji nga Arben Kumbaro dhe interpretim nga Yllka Mujo. Gjithashtu sezoni do të vazhdojë me edicionin e pestë të festivalit të veprës shqiptare të arkivës “Metrofest 5” e cila këtë vit ka zgjedhur tituj vepra të pavëna më parë në skenë.

Pjesë e sezonit janë gjithashtu shfaqjet e fëmijëve të cilat nuk do të mungojnë në skenat e teatrit duke nisur që nga fundi I muajit shtator.

Kalendari i Festivalit “Adriatik” 6-19 shtator 2021 6 shtator:

“N’Konak” koncert nga Ansambli Tirana, koreograf Sedmir Memia (Amfiteatri i Tiranës) 7 shtator: “N’Konak” koncert nga Ansambli Tirana, Koreograf Sedmir Memia (Amfiteatri i Tiranës) 8 shtator:

“Këngëtarja Tullace”, danc- teater me regji dhe koreografi nga Gjergj Prevazi (Amfiteatri i Tiranës) 9 shtator: “Këngëtarja Tullace”, danc – teatërme regji dhe koreografi nga Gjergj Prevazi (Amfiteatri i Tiranës) 9 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol) 10 shtator:

“Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol) 11 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol) 12 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol) 15 shtator: “Il Companatico” shfaqje nga Salvatore Tramacera, (Teatri Metropol) 16 shtator:

“Riparimi” shfaqje e përbashkët Itali- Shqipëri- Mal i Zi, me regji nga Cesar Brie (Teatri Metropol) 17 shtator: Takim me studiues për të diskutuar mbi temën e Kombinatit (Teatri Metropol 18 shtator: “Audienca e Vaclav Havelit” shfaqje me regji te Agon Myftarit (Teatri Metropol) 19 shtator: “N’Konak” koncert nga Ansambli Tirana, koreograf Sedmir Memia (Sheshi i Kombinatit)

/b.h

Next Post
EMRI/ I zhdukur prej 5 ditësh, familjarët humbin kontaktet me të moshuarin nga Kavaja

EMRI/ I zhdukur prej 5 ditësh, familjarët humbin kontaktet me të moshuarin nga Kavaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In