• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri do ta mbrojë opozitën!

by Mero Baze
06/07/2018 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta është nën presionin formal të opozitës për të mos u bërë palë me qeverinë, në dekretimin e ligjit të posaçëm për ndërtimin e Teatrit të ri në Tiranë. Presioni nuk vlen aq për të shpëtuar Teatrin nga ligji i ri, se sa për të shpëtuar opozitën nga konflikti i huazuar i Teatrit.

Ligji, edhe nëse refuzohet të dekretohet nga presidenti, kalon sërisht nga Kuvendi, dhe nuk përbën problem, përveç vonesës në kohë. Por qëndrimi i Ilir Metës ka rëndësi politike për opozitën, pasi ai ka në dorë ta mbajë të bashkuar opozitën, ose jo.

Ilir Meta është në një farë mënyre të mos e dekretojë ligjin, pasi ky është i vetmi vendim që e mban opozitën e bashkuar. Një firmë e tij mbi ligjin, edhe pse nuk ka rëndësi proceduriale për qeverinë, është në fakt një firmë për shpërbërjen e opozitës dhe futjen e saj në një krizë qëndrimesh.

Edhe pse ne jemi mësuar që ai të kritikohet ashpër dhe nga zonja Kryemadhi, përsëri nuk jemi mësuar ta marrim seriozisht këtë sherr familjar në emër të opozitës. E vërteta është se ai ka në dorë më shumë se sa të ardhmen e Teatrit, të ardhmen e opozitës, dhe duhet të veprojë si njeri politik. Ndaj shumica duhet të përgatitet për një votë kundër, jo se ka ndonjë hall me Teatrin, apo me Fushën, por me malin e problemeve që i hapen opozitës nga një votë pro ligjit.

Nga ana tjetër, opozita nuk duhet ta marrë me shumë entuziasëm një votë pro tyre nga presidenti, por duhet t’i jetë mirënjohës vendimit të tij, për të mos i bërë qesharakë në pikë të vapës.

Debati për Teatrin u bë në orët e fundit kauzë e opozitës, pasi ajo hoqi dorë nga axhenda e madhe që kishte disa muaj më parë, axhendë  që kishte të bënte me Komisionin “Tahiri”, e pastaj me çështjen “Xhafaj- Babale”. Të dyja çështjet tani janë të harruara dhe opozita jonë si zakonisht ushqehet me copat e mishit që i hedhin, dhe jo me ato që kërkon vetë.

Në këtë rast, ajo u mori kauzën aktorëve kur ata e lëshuan. Aktorët nisën një aksion bazuar tek përpjekja e tyre për të vendosur një raport të pranueshëm mes të kaluarës historike të Teatrit dhe të ardhmes fizike të tij, betejë e cila në fund anoi nga vendimi për ndërtimin e një Teatri të ri, i cili kundërshtohet vetëm nga një pjesë e seksionit të PD-së brenda Teatrit.

Duke e marrë këtë kauzë PD, ka lehtësuar ndjeshëm raportin e shumicës me aktorët dhe me opinionin publik, pasi tani mbetet vetëm beteja politike. Aftësia e Ramës në këtë pike, ishte se shmangu përballjen me komunitetin e artistëve dhe nxorri në skenë PD-në. Është mënyra klasike e tij, se si e tërheq kundërshtarin në fushën e vet, dhe pastaj bën ç’të dojë me të.

Kështu që tani nuk kemi më një opozitë që mbron Teatrin, por një kauzë Teatri, e cila ka rëndësi për mbrojtjen e opozitës së bashkuar. Tani çështja nuk është më a do ta mbrojë opozita Teatrin, por a do ta shpëtojë Teatri çarjen e opozitës. Dhe mendoj se do ta shpëtojë. Ilir Meta do jetë me ta.

Next Post
Ushqimet që rrisin performancën e trurit

Rreziku nga ushqimet e prishura, këshilla e mjekëve: Bëni pazar në mëngjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In