• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Teatër apo grusht shteti?!

by Java News
16/07/2016 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një version të ndryshëm për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi jep gazetari i “Politiko” Ryan Heath, duke iu referuar një burimi turk që bën fjalë për  një operacion të manipuluar nga vetë Erdogan. Ai postoi në Twiter se situata i ngjan ” më shumë një teatri sesa një grushti shteti.”

Postimi:

“Për ata që nuk e njohin realitetin absurd të Turqisë, do të doja të ndajnë me ta pikëpamjen time për atë që ndodhi natën e kaluar: Nuk ishte një grusht shteti i vërtetë! Ai  u inskenua nga diktatori i zgjedhur islamik në bashkëpunim me shërbimet sekrete. Ishte një produksion i madh dhe një lojë e lirë, asnjë politikan apo zyrtar nuk dorëzua askund! Nuk u ndërpre interneti, nuk u ndala Facebook dhe Tëitter (pavarësisht nga fakti se këto janë rutinë për Erdoganin) vetëm një demonstrim i lirë ushtarak, ndoshta nga disa të mashtruar të rangut të ulët, të cilët do të dënohen për një gjë të gënjeshtërt që besuan. Të mjerët. Gjëra të tilla presidenti i ka zakon për ta bërë veten të duket si një “hero dhe mbrojtës i demokracisë”, kur në fakt është e  kundërta. Jo vetëm do të marrë votat e nevojshme, por do të frustrojë psikologjikisht edhe votuesit, diçka që nuk mund ta bënte ndryshe, në mënyrë që të bëhet “diktatori” i një sistemi të rremë presidencial që përpiqet  t’i imponohet shumicës.

U bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë, të besojnë se ai është i vetmi burrë në Turqi, i vetmi autoritet, ligjvënësi, gjykatësi, profeti! Politikanët islamikë që e mbështesin  janë në rrugë kundër grushtit të shtetit! Thirrje për namaz nga xhamitë, ndonëse nuk është koha për lutje. Dhe këtë e bën që të nxisë  mbështetësit islamikë të dalin në rrugë! Kështu, ka  gjasa të shohim një Turqi plotësisht autokratike dhe islamike  dhe një komb të ndarë. Dhe Turqia në prag të luftës civile! Unë shkruaj mendimin  tim mbi këtë  grusht shteti fallco të stisur në mënyrë qesharake dhe që do të përdoret për të t’i siguruar mandat të ri të Erdoganit.

Dhe ndoshta ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë (diçka që shumë analistë parashikojnë) të cilat do t’i garantojnë Erdogan shumicën e votave. Dhe kjo ndoshta do të sigurojë një tjetër 10 deri në 15 vjet legalizuar, diktaturën zgjedhur. Me shumë mundësi do të shohim  një ndryshim të institucioneve për të keq, ku populizmi dhe Islami do të dominojnë. Dhe një periudhë ku islamistët dhe xhihadistët do të mbizotërojnë. Kjo, sipas mendimit tim është e vërteta, e cila ende nuk është  shpalosur. Por shumë njerëz besoj kanë dyshime për “teatrin që u shit si grusht shteti”./respublica/a.k

https://twitter.com/PoliticoRyan/media

Next Post

Granit Xhaka tallet nga mediat pas deklaratës së tij të papritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In