• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të zhdukurit e komunizmit, t’i kërkojmë vetë dhe pastaj të huajt”

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Institutit të të Përndjekurve shqiptarë shprehet për JAVAnews, lidhur me procesin e gjetjes së të zhdukurve dhe sesi do mund të bëhet. Çfarë do të ishte më e mirë si fillim, por edhe impaktin e projekteve pilotë në  këtë drejtim…

Intervistoi Ben Andoni

Juristi Bilal Kola, që drejton Institutin e të Përndjekurve, është një nga njerëzit që nuk ngutet. Formimi, por mbi të gjitha vuajtja, e ka bërë të matet mirë për gjërat që duhet të thotë. Dhe, çështja më e prekshme e komunitetit të tij, veç Hapjes së Dosjeve, mbetet një dhe vetëm një: Gjetja e të zhdukurve në komunizëm. Puna e madhe dhe konferencat që u zhvilluan vitin e shkuar, duket se nuk kanë përcjellë këtë vit impaktin e duhur, sipas atyre që u mëtuan. Kërkimi i të zhdukurve nuk është përmendur më dhe vendin e lajmeve për të, tashmë e mbyt politika me Reformat e pafundme. Gjykohej se Shqipëria deri në janar do kishte autoritetin me 5 anëtarët për Hapjen e Dosjeve, ndërkohë se do kishte marrë udhë puna për zhvarrimet e para të të zhdukurve. Përkundrejt punës së pak njerëzve, duket se gjërat kanë ndalur krejtësisht.

Shqipëria e zhytur në problemet e mëdha të Reformës në Drejtësi, korrupsionit, akuzave politike, vështirësive ekonomike, duket se e ka shtyrë çështjen e të zhdukurve. E si ndodh rëndom, me vonesa, justifikime dhe harrime të qëllimshme. Kjo e bën kreun e të përndjekurve që të jetë real dhe ai i referohet në punën, ku Institucioni i tij do jetë në ballë, dhe bashkëpunimit me ICMP-në (Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur) që puna mund të fillojë me projekte pilotë. Kështu “shuma që nevojitet për të përmbyllur 2 projekte pilotë në ish-kampin e Ballshit dhe malin e Dajtit është afërsisht rreth 1 milion Euro. Ndërsa shuma totale për kryerjen e gjithë procesit është afërsisht 10-12 milion Euro. Gjykojmë që kryerja e projekteve pilot do kishte një impakt pozitiv në së paku 3 dimensione”.

Duhet kujtuar se në arkiva të ndryshme janë të shënuara vendet e ekzekutimit, paçka se në disa raste Shërbimi i SIGURIMIT thuhet se ia ka ndërruar vendet e varrimit viktimave të veta për interesat e saj! Shqipëria sipas hartës së ekzekutimeve të bërë nga z. Agim Musta rezulton sot se përfshin gati 6000 njerëz të zhdukur. Mu në këtë hap ka hyrë në lojë, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur, që falë përvojës së fundit në Bosnjë, ka ofruar ndihmesën teknike dhe ekspertizën mjekësore për autoritetet shqiptare, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Çështjeve Sociale. Ka dhe një faturë dhe ajo flet për gati 1500USD, që i takon kërkimit të secilës kufomë.

“Për ketë arsye, jemi angazhuar fuqimisht të gjejmë rrugë dhe metoda që t’u garantojmë familjareve të drejtën për të vërtetën mbi fatin e familjareve të tyre. Të gjejmë partnerët ndërkombëtare të specializuar në çështjet e të humburve. Si dhe të synojmë standardet me larta të punës, në garantim të mbrojtjes se dinjitetit dhe privatësisë të prekurve”, është shprehur Gentiana Sula zëvendës/ministria e Punëve Sociale, një nga më të angazhuarat në proces. Me pak fjalë, Shqipëria duhet të tregojë vullnet dhe që ta bëjë këtë, duhet të fillojë personalisht një shembull të mirë që do ishte, sipas z. Kola, të gjendej një fond fillestar për ndonjë projekt pilot dhe ashtu si thotë juristi i njohur pastaj do ishte më e lehtë që të aplikohej me fonde.

A duhet të kemi një qasje tjetër teknike sa i përket procesit të pagjeturve sa i përket fondeve? Dhe, a duhet që instanca të ndryshme të kenë qasje më reale?

“Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët e ICMP shuma që nevojitet për të përmbyllur 2 projekte pilotë në ish-kampin e Ballshit dhe malin e Dajtit është afërsisht rreth 1 milion Euro. Ndërsa shuma totale për kryerjen e gjithë procesit është afërsisht 10-12 milion Euro. Gjykojmë që kryerja e projekteve pilot do kishte 1 impakt pozitiv në së paku 3 dimensione:

  1. Mbledhje jo fort e vështirë e fondit.
  2. Angazhim i menjëhershëm i ICMP-së në koordinim me Institutin e të Përndjekurve.
  3. Marketimi i historisë së suksesit jo vetëm që do ngjallte shpresën e të gjithë familjarëve por do të bënte më sensibël të gjithë organet përkatëse shtetërore si dhe donatorët e mundshëm për finalizimin e procesit”.

Çfarë mund të kontribuonte shteti shqiptar financiarisht dhe domeni privat sa i përket komplet procesit?

“Put your money where your mouth is” është një shprehje që për analogji kontekstuale do të përkthehej në shqip pak a shumë kështu: N.q.s. shteti shqiptar e dëshiron kryerjen e këtij procesi si një veprim, i cili jo vetëm adreson një detyrë të pabërë të tij, por mbi të gjitha si një detyrim moral ndaj këtyre personave që iu ka dhënë pafajësinë që prej Shtatorit të 1991-shit atëherë duhet që: financiarisht ta mbështesë këtë proces vetë, e më pas të dalë e kërkojë financim, si nga donatorët ndërkombëtarë, po ashtu edhe nga biznesi vendas si dhe diaspora shqiptare”.

Next Post

Videolajm/ 36-vite burg për një krim që se kishte bërë, momentet emocionuese të lirimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In