Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar që të grabisë dhuratat nga poshtë pemës të Krishtilindjes në shtëpinë e Robert De Niros në New York City.
Policia e ka pikasur gruan teksa hynte në bodrumin e ndërtesës së tij në Upper East Side. Ajo ishte e njohur për autoritetet për shkak të arrestimeve të shumta të mëparshme me vjedhje. Sipas mediave të huaja, aktori 79-vjeçar zbriti në katin e poshtë pasi dëgjoi zhurmë.
Një zëdhënës i De Niro tha se aktori ishte mirë dhe nuk kishte asnjë koment në lidhje me ngjarjen. Ai shtoi se vjedhja e supozuar ndodhi në një shtëpi që ai kishte marrë me qira.
Një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut tha se oficerët e ndoqën gruan në apartament, ku e kapën autoren dyshuar në dhomën e ndenjes teksa ajo tentoi të merrte dhurata nën pemë. Oficerët thuhet se nuk e dinin se shtëpia ishte e De Niros. Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se autorja e dyshuar po hetohet.
/a.r