Ministria e Financave ka ndryshuar formulën e përllogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për të vetëpunësuarit. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë sot ka marrë në shqyrtim disa ndryshime në ligjin për kontributet e sigurimeve shoqërore.
Formula e re u paraqit nga Zëvendësministri i Financave Ervin Mete dhe parashikon që masa e kontributit të përllogaritet përmes vetëdeklarimit nga të vetëpunësuarit, por ajo nuk do jetë më e madhe se paga maksimale dhe jo më e vogël se minimalje.
Por ndryshimet ligjore duket se nuk zgjidhin problemin e të vetëpunësuareve në pension. Kreu i Komisionit Erion Braçe kërkoi informacion mbi kategoritë e pensionistëve që do detyrohen të derdhin kontribute. Ndryshimet në ligjin për kontributet janë diktuar nga vakumi i krijuar pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një prej neneve të këtioj ligji të miratuar në vitin 2016.