• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të vetëpunësuarit në bujqësi, sa duhet të paguajnë për të marrë pension

by Java News
24/06/2018 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar edhe një herë nëpërmjet faqes së tij në rrjetet sociale të vetëpunësuarit në bujqësi dhe blegtori për mënyrën dhe për më tepër paratë që duhen të paguajnë për të marrë pension. Instituti sqaron qytetarët që janë të vetëpunësuar në këtë sector se duhet të bëjnë vetë pagesën vullnetare në mënyrë që të mos humbasin vitet e punës që kur të mbushin moshën të përfitojnë pension të plotë pleqërie.

Pagesa me dy kategori

Të vetëpunësuarit në bujqësi apo në blegtori duhet të kenë parasysh se pagesa bëhet me një tarifë të përcaktuar për çdo tremujor. Por kjo tarifë nuk është e njëjtë për të gjithë fermerët duke qenë se është llogaritur se në zonat malore gjenerohen më pak të ardhura të vetëpunësuarit në këto zona paguajnë më pak se ata në zonat fushore. “Të gjithe personat që ushtrojnë aktivitet bujqësor dhe blegtoral mund të sigurohen. Për zonat fushore masa është 9,600 lekë në tremujor; Për zonat malore 7,350 lekë në tremujor.”, sqaron ISSH.

KUSHTET

Po kështu Instituti I Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar edhe kushtet që duhet të plotësojnë të vetëpunësuarit në bujqësi e blegtori për të përfituar.

Kushtet për t’u siguruar janë:

Të keni tokë në pronësi, në përdorim, sipas ligjit nr.7501, datë 19.07.1991, ose akt noterial që vërteton tjetërsimin e pronës (psh, qiramarrje etj);

Të ushtroni aktivitet bujqësor ose blegtoral;

Të jeni banorë në rrethin që keni tokën dhe ushtroni aktivitetin.

Përfitimet

I vetëpunësuari në bujqësi, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, është përfitues, sipas rastit, i pensionit bazë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë; pensionit të invaliditetit; pensionit të pjesshëm të invaliditetit; pensionit familjar.

Duke u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi në zonën fushore për 15 vjet, në masën prej 65.702 lekësh, përfitohet pension i pjesshëm pleqërie prej 4.404 lekë në muaj, dmth për 1 vit e 3 muaj pension pleqërie mund të merren ato çfarë janë paguar. Zona malore paguan 42.702 lekë dhe përfiton pension të pjesshëm pleqërie në masën 4.404 lekë në muaj, pra për 10 muaj pension pleqërie merren ç’janë paguar.

Dokumentacioni

I vetëpunësuari në bujqësi duhet të paraqesë tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi të sigurimeve shoqërore këto dokumenta: çertifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjëndjes civile; vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme të komunës ose bashkisë, ose akt noterial, që vërteton tjetërsimin e pronës (p.sh, qiramarrje). Në çdo rast, për sigurim të periudhave për vitin korent, si dhe për periudha të kaluara, do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari, bujqësore apo blegtorale.  Inspektori i të vetëpunësuarve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i vetëpunësuar në bujqësi, plotëson dokumentin tip “Urdhër veprim”.

Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës zyra postare lëshon dokumentin “Mandat arkëtimi”, ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti “Veprim arke”, i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese. Me dokumentin “Mandat arkëtimi” ose “Veprim arke” personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, ku ka marrë “Urdhër veprimin”. Këto dokumenta në asnjë rast nuk duhet t’u dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore bëhet pajisja e detyrueshme me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Rama: Mjekët e Urgjencës Kombëtare shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet

Rama nxjerr kalendarin: Ja aktivitetet kulturore që do zhvillohen në zonat turistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In