Pikturat më të famshme në botë janë shndërruar në 3D, në mënyrë që të verbrit të mund t’i përjetojnë ato. Kryevepra e Leonardo Da Vincit “Mona Lisa” është një nga pikturat e bëra në 3D, si dhe vepra për presidentin amerikan George Washington duke e kaluar lumin Delaware, e titulluar “Washington Crossing the Delaware”, transmeton Koha.net shkrimin e Tech Insider.
Kjo është arritur përmes procesit të printimit 3D nga John Olson dhe kompania e tij ‘3D Photoworks’. Veprat e artit gjithashtu përbëhen nga një varg sensorësh. Ato japin informacione përmes zërit në momentin që preken. Për të zhvilluar këtë metodë Olsonit iu deshën rreth shtatë vjet, dhe tani ka filluar fushatën e tij që t’iu mundësojë atyre që nuk kanë përjetuar këto kryevepra të pikturës, të mund t’i përjetojnë tani në 3D.