Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, teksa një 18-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.
Fynley Jones, 18 vjeç ishte duke ecur me shokët e shkollës kur ata ndaluan për të bërë foto në majën e malit Pen-Pych në Uells. Mësohet se adoleshenti u ngjit në majën e një mali për të bërë një fotografi dhe teksa bënte selfie me telefonin e tij, ai u rrëzua.
E gjithë skena e frikshme ndodhi në sy të shokëve të tij të cilët nuk mund të bënin dot asgjë për të që ta shpëtonin.
Sipas ekzpertizës, Fynley, i cili pëlqente alpinizmin, sërfin dhe skateboarding, vdiq nga një “lëndim i mprehtë në kokë”./m.j