• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të trajnuarit për roje bregdetare rrugëve, pushuesit të rrezikuar

by A R
19/07/2017 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë që institucionet akuzojnë njëra – tjetrën se nuk ka Roje Bregdetare profesionist, Report TV kontaktoi me njërin prej tyre për të mësuar më tepër për fatin e tij dhe të 42 rojeve të tjera që u trajnuan vetëm në një projekt në një vit, në Malin e Zi.

Tedi Pikli është një ndër ta që u trajnua dhe u certifikua për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Jemi trajnuar po nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për ndihmën e parë në plazh. Trajimin e kemi krye gjatë një jave në Malin e Zi dhe provat ishin cilësore sepse na përgatisin si të vepronim më mirë në terren“, thotë Pikli.

Por pas një sezoni pune, askush nuk kishte më interes për të.

Në mbyllje të sezonit ai pohon se asnjë institucion apo subjekt privat nuk e ka kontaktuar për ta punësuar, edhe pse çdo kush mund ta gjente atë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

“Unë kam pasur disa raste, pasi punova 1 vit, për periudhën nga korriku deri në 15 shtator, kur është edhe mbyllja e sezonit turistik“, shton i riu me profesion roje bregdetare.

Pikli tregon se gjatë sezonit të punës ka pasur raste që ka shpëtuar jetë njerëzish. Ai tregon për rastin e një pushues nga Kosova që falë ndërhyrjes së tij arriti të mbijetojë.

“Kam rastisur dhe kam pasur fatin, sepse është gjë shumë e mirë që të shpëtosh dikë. ishte një mashkull reth moshës 30-vjheç nga Kosova dhe ndërhyra direkt. Kam qenë duke vëzhguar plazhin dhe shoh dikë që po bërtiste, në atë moment, pa mbajtur mend asgjë, pasi kam zbritur nga kulla kam shkuar direkt në det dhe kam ndërhyrë direkt“, tregon Tedi Pikli.

Edhe pse kanë në dorë jetë njerëzish pagesa maksimale që i është ofruar ndonjë roje bregdetare ka qenë 50 mijë lekë në muaj.

Pikli tregon se paga është e mjaftueshme, por shumë shokë të tij tashmë punojnë jashtë vendit me certifikatën e marrë për të punuar në Shqipëri dhe paguhen shumë më mirë se sa këtu./ReportTV

Next Post
Largohet ‘tekniku’ i AZHBR

Largohet ‘tekniku’ i AZHBR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In