• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të tjerët fshiheshin”… Shefi i Urgjencës: Si e morëm infeksionin unë dhe mjekët!

by A R
07/07/2020 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli për situatën e fundit epidemike dhe rritjen e rasteve me koronavirus në radhët e personelit mjekësor, por edhe tek qytetarët. Sipas tij kjo ka ardhur si rezultat i uljes së vigjilencës për respektimin e masave parandaluese.

Brataj u shpreh se tashmë transmetimi i infeksionit është komunitar dhe jo më në vatra ku dihet sa të infektuar janë. Duke qenë se jemi në këtë situatë, sipas tij, qytetari nuk e di se ku mund të infektohet.

“Infeksioni nuk është ulur si transmetueshmëri, ndoshta ka ndryshuar në gjëra të tjera që mund të ndikojnë pozitivisht, por ajo çfarë duhet bërë është në dorën e personit, sepse sa do masa të marrësh, sado gjoba të vendosësh, në këtë moment transmetimi është komunitar, nuk është më vatër ku dihet sa të infektuar janë. E kemi parë që në të gjithë qytetet kryeson Tirana, Durrësi, me infektimet, sepse nuk dihet më se ku mund të infektohesh”, tah Brataj.

Kreu i urgjencës foli sot i ftuar në Abc News, edhe për situatën personale, për mënyrën se si ishte infektuar nga koronavirusi, duke u shprehur se nga përballja personalisht me rastin e parë dhe më tej, edhe të rasteve të tjera, bëri që të infektoheshin ai dhe 3 kolegë të tjerë, që ndihmonin personelin tek hiqnin veshjet pas kontaktit me të infektuarit.

“Isha i detyruar të isha në frontin e luftës ashtu siç jam edhe tani. Që prej 23 janarit kur u bë urdhri i formimit të komitetit, i grupit të ekspertëve dhe që nga 2 shkurti kur filluan trajnimet në masë, filloi shpërndarja e mjeteve mbrojtëse, veshja, plus që në Tiranë e dinim që popullsia shumë e madhe, dhe normalisht do të kishte edhe të infektuar më shumë”, tha Brataj.

Ai foli edhe për tmerrin e rasteve të para, pasi morën infeksionin.

“Shqiptarët e dinë si ishte fillimi, kështu që u desh që unë të shkoja vetë që në rastin e parë me koronavirus sepse nuk shkonte njeri. Më thanë shko dhe të tjerët fshiheshin, duke qenë edhe mjekë normal që do të shkoja. Ekipet që vinin visheshin tek ne, gjëma më kryesore ishte që pasi të kryenin misionin duheshin që këto uniforma të eliminoheshin në mënyrë të sigurt, pra ishte shumë e rëndësishme mënyra se si zhvisheshe që të mos infektoheshe”, u shpreh Brataj.

“Gjithë këto kontakte, gjithë fluksi i njerëzve kalonin nga ne”, – shtoi ai. – “Dhe ne 2 apo 3 vetë që ishim aty dhe merreshim me atë punë u infektuam. Ajo që dua të them është se kur spitalet u mbyllën dhe shërbimet gjithashtu, njerëzit kishin frikë të vinin në urgjencat tona. Kur u hapëm, me lirimin e masave atëherë ndodhi infeksioni në spitale, dmth erdhi nga jashtë, nuk është se lindi në spital”.

Vetëm respektimi i masave të rrepta bëri që rastet të pakësoheshin, edhe personeli mjekësor nuk i respektoi masat dhe u infektua, nënvizoi Brataj.

Kreu i urgjencës foli edhe për rastin e dy mjekëve që humbën jetën nga Covid.

“Për fatin e keq, edhe humbja e 2 kolegëve e ngriti shumë vigjilencën edhe nga vetë personeli mjekësor, kështu që respektohen më shumë masat”, tha Skënder Brataj.

/a.r

Next Post
Hajdari, e prerë pas takimit me Ramën: Nuk tërhiqemi nga listat e hapura edhe sikur të na bëjnë presion të huajt

Hajdari, e prerë pas takimit me Ramën: Nuk tërhiqemi nga listat e hapura edhe sikur të na bëjnë presion të huajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In