Një tjetër tërmet i fortë goditi vendin gjatë natës duke zbardhur e marta.
Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës rihter, në 10 kilometër thellësi.
Epiqendra e tij ishte 10 kilometër në veriperëndim të Vorës, ndërkohë që lëkundjet u shënuan në orën 00.23.
Ky tërmet vjen në vijim të valës së pasgoditjeve të tërmetit 6.4 ballë të 26 nëntorit. Sizmologët thonë se lëkundje të tilla janë normale dhe se nuk ka vend për panik.
Nga tërmeti i një jave më parë humbën jetën 51 persona dhe rreth 900 të tjerë mbetën të plagosur.