Një ish-modele ka dalë në publik për të akuzuar Donald Trump për një sulm seksual të bërë ndaj saj në turneun e tenisit US Open më shumë se dy dekada më parë, në një incident të pretenduar që e la atë të ndihej e “sëmurë” dhe “e dhunuar”.
Në një intervistë ekskluzive, Amy Dorris pretendoi se Trump e sulmoi atë jashtë banjës në zonën VIP në turneun e Nju Jork më 5 shtator 1997.
Dorris, e cila ishte 24 vjeç në atë kohë, akuzon Trump se e ka sulmuar atë seksualisht duke iu imponuar me xheste dhe fjalë.
Detajet që ajo përmend në intervistën me The Guardian janë eksplicite.
Nëpërmjet avokatëve të tij, Trump mohoi në termat më të fortë të mundshëm që të ketë ngacmuar, abuzuar ose është sjellë në mënyrë jo të duhur ndaj Dorris.(scan)

/e.rr











