• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

A do të themelohet partia e re, ditën kur Albin Kurti të zgjidhet kryetar i VV-së?

by Java News
19/01/2018 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është fare e qartë. Vetëvendosje nuk do të mund t’i shpëtojë përçarjes më të madhe të parë ndonjëherë brenda tyre. Skandali i fundit, që filloi me ekspozimin e një mesazhi të nisur “pavetëdijshëm’ në ‘Viber’ ku gjendeshin zyrtarë të lartë të VV’së, nxori në pah atë që realisht po ndodhte në këtë subjekt politik. Kjo ngjarje, ndonëse ende jo e konfirmuar, thuhet se po e prodhon edhe një parti tjetër, krah së cilës janë rreshtuar gjithë të larguarit nga kjo Lëvizje.

Alternativa Social-Demokrate, kështu raportohet se do të quhet partia me e re në skenën politike, të cilën besohet se do ta udhëheqë Visar Ymeri, deri tani kryetar i Vetëvendosjes. Megjithatë ende nuk ka asnjë reagim në lidhje me pretendimet për formimin e kësaj partie. Burime brenda Vetëvendosjes kanë thënë për Express se nuk ka asgjë të vërtetë nga kjo situatë dhe se as që është diskutuar për këtë mundësi.

Por, gjithçka duket e mundur. Krejt kjo bazuar në zhvillimet e deritanishme në këtë parti dhe ata që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat kryesore aty. Këtë e dëshmon edhe statusi i sotëm i Dardan Molliqajt. Ky i  fundit që ka qenë një nga personat kyç në Vetëvendosje paralajmëron se mentaliteti në këtë organizatë po bëhet tejet i rrezikshëm. Ai, në këtë shkrim, i reagon ashpër Ismajl Kurteshit, ushtrues detyre i Sekretarit organizativ të VV’së, për deklaratën se Molliqaj po mban takime ilegale për të përçarë edhe më shumë partinë.

Lëvizja Vetëvendosje, e përçarë nga mosmarrëveshjet, të hënën mbajti edhe një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar të saj, në përpjekje për të zgjidhur problemet e brendshme. Por, edhe pas tetë orë diskutimesh, mbledhja rezultoi të ishte e pasuksesshme. Albin Kurti, kandidimi për kryetar të VV’së i të cilit po konsiderohet të jetë arsyeja kryesore e përçarjes së partisë opozitare, pas mbledhjes ka thënë vetëm se diskutimet në parti do të vazhdojnë.

Për këtë Lëvizje gjithçka ishte menduar ndryshe. Nga jashtë përjetoheshin unikë në mendime e qëndrime, “një për të gjithë, të gjithë për një”. Por, gjithçka rezultoi të jetë ndryshe. Organizata që pretendonte të ishte e pathyeshme, u nda në dy taborë. Nga njëra anë, Albin Kurti, e në anën tjetër Dardan Molliqaj. Megjithatë, Kurti me lehtësi do ta rikthejë lidershipin e tij në Vetëvendosje. Por sigurisht, do ta drejtojë një subjekt së paku të përgjysmuar.

Albin Kurti ishte në burg, kohën kur në partinë që dikur e drejtonte kishin filluar akuzat mes vete. Kurti kishte zgjedhur që edhe mbrapa grilave, në ditën kur po mbahej Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie, t’u tregonte atyre se të gjithë janë të zëvendësueshëm, përveç atij.

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të ballafaqohet me krizën e brendshme politike. Vetëm për një kohë shumë të shkurtër, shumë zyrtarë të saj dhanë dorëheqje. Gjithçka nisi kur Aida Dërguti e quajti mut, liderin shpirtëror të VV’së Albin Kurtin.

Deri më tani, nga Lëvizja Vetëvendosje u larguan Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Shqipe Pantina, Dardan Sejdiu, Faton Topalli, Qendron Kastrati, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi./D.K/GazetaExpress. (b.an)

Next Post
Itali/ Gruaja shqiptare me tre fëmijë përplaset me makinë, është rëndë

Itali/ Gruaja shqiptare me tre fëmijë përplaset me makinë, është rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

April 2, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

April 2, 2026
Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In