• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të sjellësh në jetë një fëmijë në kohë pandemie

by A R
28/04/2021 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardhja në jetë e një fëmije është momenti më emocionues për të dy prindërit. Por në kohë pandemie, lumturia e prindërimit mbart gjithashtu shqetësimin e rrezikut të infektimit me virusin SARS-CoV-2 dhe mutacioneve që po shaqen së fundmi. Çdo nënë e re padyshim duhet të jetë vigjilente se si mund të mbrohet për t’u mos u infektuar dhe për të patur një lindje pa komplikime të këtij virusi ende me shumë të panjohura. Pikëpyetjet janë nëse virusi është lehtësisht i transmetueshëm nga nëna tek fëmija apo të vegjëlit janë më të mbrojtur nga SARS-CoV-2? Si mund të mbrohemi dhe nëse rezultojmë pozitive si të përballemi me këtë virus të rrezikshëm?

Në lidhje me këtë situatë ekzistojnë disa përfundime se kontakti i ngushtë midis nënës dhe fëmijës së sapolindur jo gjithmonë do të thotë transmetim të virusit SARS-CoV-2.

Studimet tregojnë se ka një rrezik më të ulët të transmetimit të virusit nga nëna tek bebja në rast se ndiqet një protokoll i zakonshëm kujdesi që rekomandohet nga autoritetet shëndetësore si mbajtja e maskës dhe kujdesi i lartë për higjienën.

Situata është ende dinamike me të panjohurat që sjell virusi, ndaj studimet kanë qenë të lokalizuara dhe në mënyrë spontane në lidhje me transmetueshmërinë e virusit nga nëna tek fëmija e sapolindur.

Në Itali, një ndër vendet më të prekura nga Covid-19, u kryen testet dhe ekzaminimet tek 62 fëmijë të sapolindur nga nëna pozitive. Nga të gjitha rastet, vetëm 1 fëmijë rezultoi pozitiv, 61 foshnjet e tjera rezultuan negativë.
Kjo bëri që mjekët pediatër e ata infeksionistë, po ashtu dhe organizatat shëndetësore të sugjerojnë që nënat të mos ndërpresin ushqyerjen me gji të fëmijëve të vegjël. Pra, të mos ndahen nga fëmijët e tyre, të kujdesen për ta por duke patur në konsideratë dhe duke mos neglizhuar asnjë nga masat mbrojtëse që është maska dhe higjiena personale.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nënat e reja nuk duhet të jenë të kujdesshme. Gjithmonë, ekziston një rrezik sado i vogël i transmetimit të SARS-CoV-2 tek të porsalindurit. Kjo mund të ndodhë përmes kontaktit me sekrecionet infektive të frymëmarrjes nga nëna, dadoja ose personi tjetër me infeksion SARS-CoV-2.

Transmetimi i infeksionit mund të bëhet në kushtet kur nëna ose dadoja mund të mos kenë shfaqur ende simptoma të Covid-19 dhe në një moment të tillë mund të mos tregojnë kujdesin e duhur.

Askush nuk e përjashton dot ankthin dhe pasigurinë që ndjen nëna e dyshuar ose e konfirmuar me SARS-CoV-2 në raport me transmetimin e infeksionit të fëmija. Stresi manifesohet për shkak të të panjohurave dhe manifestimet individuale që sjell virusi, mënyra se si duhet të kujdeset apo mënyra se si duhet të ushqehet një fëmijë.

Nevoja për psikologë në maternitete është e nevojshme. Gjithashtu konsulta ne mënyrë periodike me mjekë pediatër apo nutricionistë mund të ndihmojnë për të qetësuar situatën dhe për të udhëzuar nënën se si duhet të përballet me këtë sfidë shëndetësore.

Nënat mund të ndihen më të qeta kur të kenë kaluar të paktën 10 ditë që kur simptomat e tyre janë shfaqur për herë të parë, ose deri në 20 ditë nëse kanë sëmundje më të rënda deri në kritike.

UNFPA në Shqipëri, është e angazhuar në mbrojtjen e shëndetit të nënës, foshnjes dhe të bluzave të bardha që janë në vijnë e parë në këtë betejë botërore.

UNFPA i bën thirrje autoriteteve shëndetësore, qeverisë, partnerëve dhe gjithësecilit që ka mundësi të kontribuojë në këtë situate, që të sigurojnë burimet, furnizimet e nevojshme në spitale për të garantuar kujdes cilësor në institucionet spitalore ku çdo ditë punohet me situatën emegjente ndaj rasteve Covid-19 dhe në maternintet ku vijnë në jetë dhjetra foshnje.

Por personeli mjekësor që gjithashtu është i rrezikuar janë mamitë, të cilët janë aty duke asistuar në lindje. UNFPA në Shqipëri thotë se mbështetja që duhet të vijë për bluzat e bardha në maternitete do të reflektonte më tepër në cilësinë e shërbimit, ndërsa investimet në spitale do të reduktonin gati me 80% të problemeve të nënës dhe foshnjave.

Me partnerët e saj, përfshirë ministritë e shëndetësisë dhe aktorët e sektorit privat, UNFPA po rrit burimet e investimit në të gjithë botën.

Në një situatë të tillë kur të gjithë duhet të kontribuojnë, UNFPA në botë dhe në Shqipëri po punon gjithashtu për të siguruar mjete të mbrojtjes personale furnizime higjenizuese për mamitë dhe punonjësit e tjerë të shëndetit, për të siguruar një kujdes të vazhdueshëm cilësor për të gjitha gratë dhe vajzat.

Next Post
Gjatë 30 ditëve të fushatës zgjedhore, partitë politike shpenzuan 299 mijë dollarë për reklamat në Facebook

Gjatë 30 ditëve të fushatës zgjedhore, partitë politike shpenzuan 299 mijë dollarë për reklamat në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In