Banorët e zonës pranë Shkollës së Baletit kanë përjetuar momente paniku nga disa të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave ndërkohë policia sqaron se është shtënë nga një pistoletë zhurmuese.
“Rreth orës 09:30 minuta në rrugën “Vath Koreshi” personi me inicialet K. K., për shkak të një konflikti me një tjetër person ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja”, raporton policia.
Banorët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese. Policia po punon për arrestimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.










