Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Vlorë, ku pas një konflikti një person gjuajti me armë në ajër.
Mësohet se janë konfliktuar dy pronarë të plazhit, ku sherri ka nisur me fjalët “Pse më shikon”. Konflikti ka nisur për parkimet dhe shezlongët në dy lokale përballë me njëri-tjetrin.
Pas këtyre fjalëve dy pronarët janë konfliktuar me fjalë banale, ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, duke u larguar më pas nga vendngjarja.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar. Në foton më sipër është edhe momenti kur FNSH ka shtrirë në tokë një person, që nuk dihet nëse ka qenë i përfshirë në ngjarje apo është autori që qëlloi me armë.