Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës, ku të rinjtë kanë qëlluar në ajër dhe më pas janë larguar. Policia ka bërë identifikimin e të rinjve, duke vënë në pranga R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin gjatë operacionit të koduar “Gajushi”.
Gjatë kontrollit të banesës së 19-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën dy të rinjtë e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij për të mos u gjetur. Ndërsa në banesën e 28-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
/a.r











