Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Fushë Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në fshatin Halil, ndërsa mësohet se viktima, i identifikuar si Juljan Halilaj, 35 vjeç, është qëlluar për vdekje nga xhaxhai i tij, Shkëlqim Halilaj.
Ka qenë një konflikt mes dy familjeve që është bërë shkak për ngjarjen e rëndë. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të ngjarjes.
g.kosovari











