“News 24” raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti”, tek pallati i quajtur “Grand” në Njësinë Nr. 2 në kryeqytet. Raportohet për një konflikt verbal mes disa të rinjve që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Dy të plagosurit janë transportuar me makina të rastit drejt spitalit. Mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po sekuestron gëzhojat si dhe kamerat e sigurisë që do të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen.