Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lundrës.
Dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar drejt fasadës së katit të tretë të një banese. Nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë person i lënduar pasi banesa është e pabanuar.
Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe për kapjen e autorit. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se ndaj banesës është qëlluar 3 herë.
/a.r