Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në mesditë në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në rrugë, në fshatin Sinaballaj.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se nga të shtënat i plagosur ka mbetur shtetasi Klajdi Lluca, 22 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk dihet ende se si është gjendja e tij shëndetësore.
Ka pasur një konflikt fizik mes dy palëve me sende të forta e me grushte. Më pas njëra nga palët në konflikt ka qëlluar me pistoletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur Klajdi Lluca, 22 vjeç, është nisur drejt Spitalit të Traumës. Ndërkohë që Jurgen dhe Ervin Juba, 24 dhe 28 vjeç, janë shtruar në spitalin e Durrësit.
Është bllokuar automjeti që dyshohet se ka ikur autori.
g.kosovari