Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në zonën e plazhit të njohur ‘Bora-Bora’ në Radhimë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo jo.
Policia njofton se një person i paidentifikuar, në rrethana të paqarta ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nëse ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
g.kosovari