Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në një fshat të Kurbinit.
Raportimet fillestare sugjerojnë se nga të shtënat në fshatin Zhejë, një person ka mbetur i vrarë.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në afërsi të një banese, ku ndodhej viktima, një burrë 67-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.