Një person është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në fshatin Panaja në Vlorë.
Fillimisht, dyshohej për një aksident automobilistik, por pas hetimeve të para, autoritetet kanë konstatuar plagë me armë zjarri në trupin e viktimës.
Për momentin, nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimës dhe autorët e mundshëm të krimit. Autoritetet janë duke zhvilluar hetime për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjen.