Të shtëna me armë në Shkodër, dyshohet për një të vrarë në lagjen Kiras.
Nga informacionet paraprake mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri Ismet Çekorja, babai i të riut të akuzuar si autori i dyshuar i atentatit të dështuar ndaj Alban Bruçit.
Ai u plagos në lagjen Kiras në Shkodër, por nuk ka arritur të mbijetojë.
58-vjeçari Ismet Çekorja mbërriti në spital pa shenja jete.
g.kosovari