Një grup të rinjsh janë përplasur mes tyre me armë zjarri rreth orës 20:45 në qytetin e Laçit.
Grupi hetimor dhe policia ka rrethuar zonën. Raportohet se nga shkëmbim kanë mbetur të vrarë dy persona. Ata kanë ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë për shkak të plagëve të rënda. Mesohet se të vrarët janë Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç.
Mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar i Policisë së Shtetit.










