Polica e Durrësit është vënë në ndjekje të një të riu, që një ditë më parë qëlloi me armë në mes të qytetit.
Bëhet fjalë për një 27-vjeçar, me inicialet A.K, që qëlloi në ajër me armë zjarri, në lagjen numër 4.
Mësohet se më pas i riu është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “BMW”.
Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u bllokua një gëzhojë e kalibrit 9 mm.
Policia po punon për kapjen e 27-vjeçarit.
Ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës./a.m.