Dy persona gjetën vdekjen dhe nëntë të tjerë mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri, gjatë regjistrimit të një kënge me muzikë rep, në një parking në Houston, SHBA.
Sipas sherifit, Ed Gonzalez, autorët mbërritën me një makinë në vendin e ngjarjes dhe hapën zjarr.
Mes të plagolsurve, njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike. Viktimat janë 21-vjeçari Gonzalo Gonzalez dhe 22-vjeçari Jonathan Jimenez, ndërsa të plagosurit janë me moshë nga 17 deri në 23 vjeç.
Zona ku u regjistruan të shtënat e kësaj të shtune, është një zonë e banuar dhe pranë saj ka shumë zyra, shkolla dhe kisha, shkruan noa.al. Policia nuk e bëri me dije emrin e grupit që po xhironte videon muzikore, ndërkohë që hetimet janë në vijim lidhur me ngjarjen.