• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të shqetësuar, s’bëhet shaka me shëndetin”/ Manastirliu: Me 3 doza mbrojtja nga Omicron mbi 80%

by
20/12/2021 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti i ri i COVID, Omicron po përhapet me shpejtësi duke sjellë shqetësim për disa vende. Ndonëse ende nuk ka asnjë rast të identifikuar zyrtarisht në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës së saj në Kuvend e vuri thekson te ky variant i ri.

Teksa bëri apel për rritjen e vaksinimit, ministrja tha se me 2 doza vaksine mbrojtja ndaj Omicron bie, kurse me 3 doza është mbi 80%.

“Një fakt i rëndësishëm. Me 2 doza vaksine bie mbrojtja ndaj Omicron, por me dozën e 3 mbrojtja kalon mbi 80%. Mbi 1 milion qytetar i kanë kryer të dyja dozat.  Është koha të përshpejtojmë dozën e 3 pa harruar rritjen e mbulesës vaksinale për ata persona që nuk janë vaksinuar”, tha ministrja.

Kur kanë mbetur edhe rreth 10 ditë nga nata e ndërrimit të viteve, ministrja e Shëndetësisë tha se Komiteti Teknik  i Ekspertëve është duke vlerësuar nëse masat do të shtrëngohen edhe në vendin tonë, sikurse po ndodh në vende të tjera evropiane, për shkak të rrezikut që paraqet varianti i ri Omicron. Duke theksuar se e gjithë bota po përballet me rritje të rasteve për shkak të variantit të ri  të COVID, ministrja tha se kemi arsye për të qenë të shqetësuar por nuk duhet të panikosemi.

“Si  sot një vit më parë kur mungesa e madhe e sasive të disponueshme të vaksinave ishte në përpjestim të zhdrejtë me kërkesën për t’u  vaksinuar qeveria arriti të sigurojë sasinë e para të vaksinave duke lëvizur çdo gurë.  Sigurimi i vaksinave do të thoshte mbrojtje e stafeve mjekësore në vijën e parë të luftës. Pakkush e mendonte se vetëm pas 12 muajsh  do kishim siguruar kaq shumë vaksina. Sot pas 12 muajsh jemi në mesin e një aksioni kapilar derë më derë. Të gjithë atyre që për një arsye janë skeptik do u thoja disa fakte. 10 herë më shumë mundësi për tu infektuar kanë të pavaksinuarit se të vaksinuarit. Mbi 94% e të shtruarve janë të pa vaksinuar.  Numri i fataliteteve më i ulët në kushtet e vaksinimit. Këto janë fakte s’është opinion, janë fakte të profesionistëve.

 S’do stepemi pranë sfidave dhe vështirësive, do  çojmë përpara vaksinimin. E gjitha bota po përballet me rritje të rasteve për shkak të Omicron, kemi arsye për të qenë të shqetësuar por edhe për të shmangur panikun. Ka ende të panjohura për variantin. Nëse dyfishohen raste do kemi më shumë infektime dhe më shumë të shtruar tha drejtori i OBSH. Evropa po shton masat për forcuese. Holanda, Franca Gjermania, Austria nën masa të kufizuara dhe për festa. Nuk bëhet shaka me shëndetin dhe nuk vihet në rrezik shëndeti për asnjë arsye”, tha ajo.

/b.h

Next Post
“PD-ja e ka humbur legjitimitetin”/ Spiropali: Basha nuk meriton replikë nga ana e kësaj shumice

"PD-ja e ka humbur legjitimitetin"/ Spiropali: Basha nuk meriton replikë nga ana e kësaj shumice

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

January 17, 2026
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In