• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të shpëtojmë Shengenin duke larguar emigrantët ekonomikë”

by A R
02/02/2016 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë tepër të turbullt për zonën e lëvizjes së lirë, eurodeputetët kanë bërë thirrje për masa të rrepta kundër emigracionit, në mënyrë që të shpëtohet zona “Schengen”. Kriza më e rëndë e refugjatëve dhe emigrantëve që ka prekur Europën, që prej Luftës së Dytë Botërore, ka bërë që të rikthehen kontrollet në disa prej kufijve të brendshëm të Bashkimit Europian, përfshi edhe pak kilometra tej nga vendi ku ishin mbledhur politikanët, në Parlamentin Europian, në Strasburg.

“Nëse dikush mbërrin në Strasburg nga Gjermania, me siguri që duhet të presë të ndalohet për kontroll nga policia në vendin simbolik të quajtur ‘Ura e Europës’”, thotë Sandor Zsiros, reporter i “Euronews”. “Shumë njerëz janë të frikësuar se, epoka e lëvizjes së lirë brenda unionit mund të marrë fund së shpejti”.

Duke qenë se kriza e emigrantëve mbetet parësore në axhendën politike të BE-së, një eurodeputet holandez tha se të ashtuquajturit emigrantë “ekonomikë” duhet të përjashtohen dhe të kthehen mbrapsht, në mënyrë që të ruhet mbështetja e publikut për njerëzit që u largohen zonave të luftës.

“Ne mund ta vazhdojmë këtë mbështetje vetëm për të mirëpritur refugjatë, ndërkohë që për ata njerëz që nuk janë refugjatë, por që konsiderohen si emigrantë ekonomikë nga vendet jashtë Europës, duhet zbatuar kthimi mbrapsht”, tha Kati Piri. “Duhet të kemi një politikë më të rreptë kundrejt emigrantëve, në mënyrë që të mbetemi në gjendje të presim refugjatë të tjerë në Europë”.

Me mijëra emigrantë kanë mbërritur në Europë gjatë kohëve të fundit, teksa mbi 60 mijë kanë zbritur në Greqi pas udhëtimeve me varka të papërshtatshme për lundrim nga Turqia vetëm gjatë muajit të kaluar.

Një eurodeputete gjerman e “të gjelbërve” nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së kufijve brenda dhe jashtë BE-së. “Duhet të menaxhojmë më mirë situatën në kufijtë e jashtëm të unionit. Kjo gjë është rënë dakord mes nesh dhe duhet të zhvillohet në të ardhmen si një përgjegjësi e përbashkët”, tha Rebecca Harms për “Euronews”. “A do të jemi në gjendje të vulosim kufijtë tanë të jashtëm? A dëshirojmë ta bëjmë diçka të tillë? Unë do të thoja jo”.

Në Parlamentin Europian u diskutua gjithashtu menaxhimi i shumëpërfolur, që Greqia po u bën ditët e fundit kufijve të saj. Rekomandimet e reja i kërkojnë Athinës që të veprojë në përputhje me rregullat e zonës “Schengen”, ku përfshihen procedurat e regjistrimit të refugjatëve, skanimi i shenjave të gishtërinjve, e njëherazi verifikimi i ndonjë lidhjeje të tyre me terrorizmin.

/ Top Channel

Next Post

Gara në Iowa, Hillary Clinton fiton përballë Sanders

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In