• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet”, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

by El Be
05/04/2026 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat në Kosovë kanë zbardhur dosjen e avokatëve të Hashim Thaçi ku parashtrojnë argumentat e tyre dhe insistojnë në kërkesën për shpalljen të pafajshëm të ish-presidentit.

Versioni përfundimtar i dosjes gjyqësore u dorëzua në formë konfidenciale me 19 janar, por më 27 mars u bë publik edhe versioni i redaktuar, ku ndër të tjera avokati Luka Misetic, shkruan që ‘trupi gjykues ta shpallë Hashim Thacin të pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”.

“Rezultati i vetëm i drejtë i këtij gjykimi është shpallja e pafajësisë së THAÇI-t për të gjitha pikat e aktakuzës. Nëse Trupi Gjykues vendos të shqyrtojë çështjen e dënimit, Thaçit duhet t’i jepet lehtësim dënimi”, thuhet në document.

Avokati i Thaçit argumenton se “dënimi maksimal i mundshëm është 15 vjet”.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të lidhura nga Kushtetuta. Neni 33(2) i Kushtetutës përcakton: “Asnjë dënim për një vepër penale nuk duhet të tejkalojë dënimin e paraparë me ligj në kohën kur është kryer vepra penale.” Neni 33(4) përcakton: “Dënimet shqiptohen në përputhje me ligjin në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale, përveç nëse dënimet në një ligj të mëvonshëm të zbatueshëm janë më të favorshme për kryerësin.” Është e panevojshme të thuhet se, në rast të ndonjë konflikti ndërmjet Ligjit dhe Kushtetutës, Kushtetuta mbizotëron. Rrjedhimisht, ky Trup Gjykues duhet të përcaktojë dënimin maksimal që ishte i paraparë me ligj në vitet 1998 dhe 1999”, thuhet në dosjen përfundimtare

Në rastin e Sali Mustafës, mbrojtja e Thaçit thotë se Trupi Gjykues i Apelit, i cili sugjeroi se Gjykata Speciale ka të drejtë të shqiptojë dënim më të madh sesa ai i paraparë nga e drejta vendore, “është qartazi gabim”.

“Asgjë në Ligj nuk mund të mbizotërojë mbi ndonjë dispozitë kushtetuese që bie në kundërshtim me të. Thënë thjesht, Kuvendi i Kosovës nuk kishte autoritet ligjor për ta miratuar Ligjin, apo çfarëdo ligji tjetër, që është jokushtetues”, thuhet në dokument.

Avokati i Thaçit, thotë në dosjen përfundimtare gjyqësore se Gjykata Speciale “është e ndaluar në mënyrë kushtetuese të shqiptojë një dënim më të madh se 15 vjet, edhe për krimet e së drejtës zakonore”.

“Së paku, Trupi Gjykues është i detyruar të marrë parasysh diapazonin e dënimeve në fuqi në kohën përkatëse dhe çdo diapazon tjetër më të mëvonshëm më të butë për veprën, të parashikuar nga ligjet e Kosovës, gjatë përcaktimit të dënimit që duhet t’i shqiptohet një personi të shpallur fajtor për një krim sipas së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me Nenin 44(2)”, thuhet në dokument. Kjo, thotë mbrojtja e Thaçit, përfshin Kodin Penal të ish-Jugosllavisë.

“Rrjedhimisht, Trupi Gjykues duhet të marrë parasysh diapazonin e dënimit të zbatueshëm në kohën e kryerjes, prej 5 deri në 15 vjet,2240 i cili gjithashtu përbën diapazonin më të butë të dënimit në krahasim me versionet e mëvonshme të Kodit Penal të Kosovës. Trupi Gjykues duhet gjithashtu të marrë parasysh jurisprudencën e Kosovës bashkëkohore me veprën ose që lidhet me të njëjtën vepër dhe konflikt të armatosur, gjatë përcaktimit të dënimit të tij”, thuhet ndër tjerash në këtë dokument.

Misetic i kërkon trupit gjykues që “të marrë në konsideratë disa faktorë lehtësues”. Aty, ai thekson ndër tjerash se “nuk do të kishte Dhoma të Specializuara të Kosovës, dhe as Zyrë të Prokurorit të Specializuar, po të mos ishin përpjekjet e Thaçit”.

Avokati përmend edhe dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës më 5 nëntor 2020 dhe dorëzimin e tij vullnetar në Gjykatën Speciale.

“Së treti, edhe gjatë kohës sa ishte Kreu i Shtetit, Thaçi dha intervista të plota për Zyrën e Prokurorit të Specializuar në disa raste, duke dëshmuar bashkëpunim të mëtejshëm me Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në dokument.

“Së katërti, Trupi Gjykues ka dëgjuar prova të konsiderueshme se Thaçi ka bërë deklarata të shumta në favor të bashkëjetesës paqësore të popujve dhe duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë hakmarrje ndaj fqinjëve të tyre serbë në verën e vitit 1999, për çka ai ka marrë vlerësim nga shumë dëshmitarë në këtë gjykim. Hill dëshmoi se Thaçi nuk ishte lloji i personit që do të kryente dhunë ndaj të tjerëve,2250 ndërsa Covey dëshmoi në mënyrë të ngjashme”, thuhet tutje në dosjen përfundimtare të mbrojtjes.

Avokati thekson gjithashtu, ndër tjerash, se Thaçit “iu lejua lirimi i përkohshëm katër herë dhe në çdo rast respektoi urdhrat e Trupit Gjykues dhe shfaqi sjellje shembullore”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë dëgjuar më 9 shkurt në Gjykatën Speciale në Hagë kërkesën e Prokurorisë së Specializuar që secili prej tyre të përballet me një dënim të gjatë me burgim, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Ëest, në fillim të deklaratës përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Next Post
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In