• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rrethuar nga monstra

by Java News
26/01/2024 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Manjola Arizaj Zeka

Thonë se ai që mbante mbyllur nënën, gruan e fëmijët, që u kishte instaluar kamera brenda e jashtë shtëpisë, që i dhunonte, ka probleme mendore. Çudi!

Si vallë nuk mbylli veten në banjë dhe ta ruante me 1 mijë kamera? Si vallë nuk i ra murit me kokën e tij, po dhunonte familjen e tij? Si vallë nuk u kyç vetë brenda, po burgosi njerëzit më të dashur?!

Nuk ka probleme mendore, jo! Është thjeshtë monstër. Por ngaqë veprimet e tij kalojnë kufijtë e të pranueshmes, nuk dimë ç’emër t’u vemë dhe me sa duket gjejmë thjesht “problemet mendore”, duke i barazuar në këtë rast monstrat me njerëz vërtetë në nevojë dhe të sëmurë.

Ky nuk ishte rast i papritur. Pothuaj përditë zbulohet nga një i tillë i ngjashëm. Ku dhunojnë gruan, ku dhunojnë fëmijët, ku kërcënojnë një vajzë me foto, ku pedofilët bredhin me vrap t’i shpëtojnë kamerës, diku burreca supremacistë nuk gëlltiten dot se i drejton një grua…Janë kaq shumë!

Dhe gjithë ankthet, paburrërinë, frikërat, mungesat, pabesitë, mangësitë, injorancën, paaftësitë, mossuksesin e zbrasin me fjalë të ulëta, me veprime të ulëta, me dhunë, me pisllëk. Nuk mbijnë çuditshëm jo! Janë pjellë e jona!

E kësaj shoqërie të egër, të dhunshme, e pothuaj të paaftë t’i zbojë përtej e t’i përçmojë. Sepse diku, fshehur në një skutë, pas një fytyre të qeshur, pas rrobave të bukura, fshihet një tjetër monstër që i pëlqen fjalët, veprimet e dhunën dhe pret rradhën e vet. Nuk janë të sëmurë mendorë!

Janë monstra që duhen larguar nga qarkullimi me ligjet më të ashpra. Dhuna ndaj gruas, edhe kur është vetëm me fjalë, duhet trajtuar si krim i rëndë, pas zbutje me manovra avokatësh e receta doktorësh. Ndryshe monstrat sa do të vijnë e do të shtohen.

Next Post
Berisha ka një lutje: Ftoj shqiptarët t’i presin biletën Ramës. Ngrihuni e kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj, mos prisni që Dumani…!

Berisha ka një lutje: Ftoj shqiptarët t’i presin biletën Ramës. Ngrihuni e kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj, mos prisni që Dumani…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In