• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Të rinjtë shkaktarë, të paduruar”, eksperti: Dita dhe ora kur ndodhin më shumë aksidente

by S T
30/10/2024 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 63 vjeçare humbi jetën një ditë më parë pasi u godit nga një i ri 24 vjeç, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur të rinjtë janë shakatar të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës. Sipas INSTAT, me trokitjen e vjeshtës, 94.4% e aksidenteve kanë ardhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, ku mbizotërojnë të rinjtë të grupmoshave nga 25-34 vjeç.

“Ka te bëjë shumë me vetëbesimin e tepruar. Nuk kanë pjekurinë e duhur. Kur bëjnë 18 vjeç duan lejen e drejtimit. Aty është e keqja. Ka hyri si koncept që duhet ta kem lejen e drejtimit. Një studenti nuk i duhet leja e drejtimit. E duan për mburrje, dhe kjo mburrje ndonjëherë çon në katastrofë. Çdo gjë kërkon pjekurinë e vet”, tha Gëzim Hoxha për “TCH”, ekspert i sigurisë rrugore.

Ajo çka vihet re është fakti që nga 142 aksidente rrugore të regjistruara gjatë muajit shtator, pjesa më e madhe kanë ndodhur ditën e hënë.

“E shquar dita e hënë sepse nis nga ora 12:30 e natës e në vazhdim. Vijnë nga ambiente festive ku mund të kenë përdorur pije alkoolike dhe drejtojnë automjetin të dehur dhe shkaktojnë aksidente”, u shpreh Hoxha.

Po ashtu, të dhënat e INSTAT tregojnë që në tremujorin e tretë të 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore është në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,9 % të mjeteve rrugore gjithsej në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore. Eksperti është i mendimit se sa më shumë mjete të ketë në qarkullim, aq më shumë rritet dhe probabiliteti i aksidenteve.

“Është rritur sasia e automjeteve. Kjo kërkon studim me zona, aty ku ka shumë aksidente duhet kufizuar qarkullimi i mjeteve. Makina duhet përdorur kur është e nevojshme, jo për të blerë bukë”, sipas tij.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Next Post
Festat e Nëntorit/ Rrobaqepësi nga Fieri bën gati flamurin 800 m2, më i madhi i qepur ndonjëherë

Festat e Nëntorit/ Rrobaqepësi nga Fieri bën gati flamurin 800 m2, më i madhi i qepur ndonjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Live Shorti/ Shqipëria në Grupin C1, do të ndeshet me Finalndën, Bjellorusinë dhe San Marinon

Live Shorti/ Shqipëria në Grupin C1, do të ndeshet me Finalndën, Bjellorusinë dhe San Marinon

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

February 12, 2026
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

February 12, 2026
I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

February 12, 2026
“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

February 12, 2026
Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

February 12, 2026
Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

February 12, 2026
Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

February 12, 2026
Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In