• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të rinjtë e dhunuar kthehen në atdhe, policia: U shoqëruan nga homologët e Malit të Zi. Nga kontrollet mjekësore doli se…

by A R
07/01/2024 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia malazeze ka identifikuar tre prej autorëve të dyshuar si dhunuesit e tre qytetarëve shqiptarë të shtunën në Malin e Zi. Ngjarja ndodhi në Herceg Novi, në fshatin e quajtur Zelenika. Njoftimin e jep Policia e Shtetit pas komunikimeve me homologët malazezë.

Autoritetet fqinje kanë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes dhe në këtë mënyrë kanë identifikuar autorët.

“Në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacionit të dërguar nga kolegët në Malit e Zi, rezulton se: Policia ka ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të  gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë. Janë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes. Përmes punës operative në terren, efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve më pas është përcaktuar dhe do merren masa për kapjen dhe arrestimin e tyre. Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin  ligjor të rastit”, njoftoi policia.

Shqiptarët e dhunuar janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. Ata kanë mbërritur ditën e sotme në atdhe. Fillimisht të rinjtë kanë dhënë deklarimet e tyre në prani të një avokati dhe përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Malin e Zi. Më pas me dëshirën e tyre janë nisur drejt kufirit.

“Policia malazeze ka kryer të gjitha veprimet e para  procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë kanë dhënë deklarime  në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës  shqiptare në Malin e Zi. Në përfundim të veprimeve të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri. Drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjës policie, deri në kufi.  Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme”, njoftoi policia.

Tre shqiptarët sapo kishin zbritur nga trageti dhe po lëviznin me një automjet me targa gjermane. Fillimisht autorët goditën makinën e tyre dhe pas daljes nga automjeti dy prej të rinjve janë goditur duke pësuar dëmtime në trup.

Për këtë ngjarje të denoncuar fillimisht nga familjarët e të dhunuarve ka reaguar menjëherë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka pasur dhe një telefonatë me homologun malazez Danilo Sharanoviç.

Për këtë ngjarje të rëndë reagoi dhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, i cili bëri të ditur se është identifikuar njëri prej autorëve dhe po punohet për kapjen e tij.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet që ndodhën të mysafirët tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura”, tha ai.

/a.r

Next Post
“Vuante denigrimin në TikTok”, Xhemal Loka mohon të ketë shkaktuar vetëvrasjen e gruas: Kemi pasur debate si çdo çift

“Vuante denigrimin në TikTok”, Xhemal Loka mohon të ketë shkaktuar vetëvrasjen e gruas: Kemi pasur debate si çdo çift

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In