Anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë shkuar paraditen e sotme në ambientet e jashtme të godinës qendrore të SPAK, ku kanë vendosur simbolikisht disa nga dosjet më të rëndësishme nën hetim të kallëzuara nga opozita shqiptare.
Pasi i kanë vendosur ato në kangjellat e jashtme të godinës, ata kanë qëndruar jashtë duke mbajtur edhe emrat e dosjeve përkatëse, dukë thënë se SPAK duhet të veprojë sa më parë për këto çështje.
/a.r