• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të “respektuarit” e Panairit

by Mero Baze
20/11/2022 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ismail Kadareja kishte ditën për të shkuar në panair të nënshkruante libra për lexuesit e vet.
Makina e la në sheshin e poshtëm të Pallatit të Kongreseve. Mezi zbret. I duhet të ngjisë disa shkallë deri tek dera kryesore. Botuesi i tij e mban nga krahu derisa sa sigurohet që u ngjit.

Pak më tutje ca kamera që presin në shi. Nuk e shqetësojnë. Askush nuk e kthen objektivin drejt tij.

Pastaj sa hyn brenda dhe ndryshon gjithçka. Rrethohet nga lexues dhe njerëz që duan ta prekin si shenjt, t’i marrin firmën dhe t’i blejnë librat. Ulet në një qoshe të Panairit ku ka stendën “Onufri” dhe fillon firmos libra për lexues që përpijnë çdo gërmë dhe fjalë të folur të tij. Duket si i rinuar, kur të rinjtë i kërkojnë autografe. Madje ka gjasa që ka shkelur dhe betimin se “nuk do të shkruaj më”, vetëm për shkak të tyre.

Pas tij, në sheshin para Pallatit të Kongreseve mbërrijnë tre vetura luksoze. E para “Range Rover”. Nuk ndalojnë në sheshin poshtë ku zbriti Kadareja, por në sheshin e shkallëve para derës.

Rreth 12 kamera e presin në shi, dhe ndizen prozhektorët. Një tufë gazetarësh i sulen ta pyesin, si e vlerëson panairin e Librit, çfarë do të blejë, çfarë lexon, çfarë preferencash ka…Njerëzit e partisë që kanë mbërritur para tij aty, i bëjnë shoqëri si “qytetarë të rastësishëm”.

Nuk ka ndonjë përgjigje të qartë. Gruaja e ka porositur të blejë një libër dashurie me fund të lumtur. Nuk di pse e do patjetër fundin të lumtur. Me sa duket ka makth nga ndonjë fund tjetër. Vetë u mendua pak se çfarë i pëlqente dhe pastaj tha “Arbëreshët i kam pasion”. Dhe shtoi se  i paska takuar kur qenë president.

-Po libra, çfarë librash,- ngulnin këmbë gazetarët.

-Po ja, këto me histori tha dhe u nis drejt një stende që kishte rreshtuar një libër me kopertinë bardh e zi. E shfletoi pa mendje disa herë të njëjtin titull, duke menduar se po shfletonte libra të ndryshëm. Pastaj porositi disa, duke i treguar me gisht sipas ngjyrave dhe një sekretare bionde i mblidhte.

Gazetarët e shoqëronin pas duke shkaktuar rrëmujë nëpër panair. Më në fund vendosi të dilte. Tek shkallët e priste makina luksoze. Filloi të flasë përsëri për librat dhe nevojën që ka shoqëria për to.

Ndërkohë tre makinat luksoze parkuar para derës së panairit, u ndezën dhe eskorta e Ilir Metës, u largua. Kamerat u mblodhën dhe u nisën pas tij.

…Tej në qoshe, Ismail Kadare vazhdonte firmoste libra. Nuk e shqetësonin kamerat. As ky tipi. I vetmi merak ishte shiu dhe breshëri që binte jashtë dhe herë pas here, pyeste Bujarin, botuesin e tij, se si do hipte tek vetura kur të iknin. Ishte pak e vështirë, pasi Bujari duhet të kujdesej për të dy, plus të mbante çadrën.

Tani të paktën kishte më pak rrëmujë, kur shkrimtari i madh të dilte për të zbritur i vetëm shkallët. Vetura e vizitorit të rëndësishëm që kishte zënë hyrjen e Pallatit të Kongreseve ishte larguar.

Dhe kjo na bënte të kishim më pak turp edhe ne, që shikonim këtë skenë, në një qoshe të Panairit. Dikë që ka bërë të njohur Shqipërinë në botë me librat e tij, dhe dikë tjetër që ka bërë të njohur Shqipërinë, me bllokun e tij.

Next Post
Prek 1 në 3 persona! Studiuesit tregojnë fenomenin e çuditshëm

Prek 1 në 3 persona! Studiuesit tregojnë fenomenin e çuditshëm

Comments 2

  1. Jake Bogova says:
    3 years ago

    Kushdo që të ishte, por sidomos kur është Ilir Metaj, kjo rëndon akoma edhe më shumë….
    Për të, Ilir Metajn, dhe të shoqen, shkuarja në këtë panair libri, është si parada në një pasarelë mode, bile edhe librat, i blejnë sipas ngjyrave, dimensioneve, dhe në se u shkojë me mobiliet, perdet, qylymat si dhe për plotesimin e arredimit të ambientit.
    Vë bast, me çfarë të dojë Ilir Metaj dhe e shoqja, Monika Kryemadhi, nëse para një jurie, më vërtetojnë se kanë lexuar më shumë se tre libra në gjithë jetën e tyre. Përfshirë edhe bubi kaçurelin, çufon me shokë, etj…..
    Për këtë mode leshi intelektuali, ky panair, është si “panair i kotesive”… mbasi aq të cektë janë, sa në rreth të ngushtë, shprehen se “çna duhen librat, kur ne, edhe pa lexuar, kemi vënë para”…..sigurisht me të vjedhur, krime, etj……..

    Reply
  2. Skrapari truthari says:
    3 years ago

    Ilir Meta/Metaj nuk di te kexoj fare!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In