Të tjera detaje janë zbuluar nga sherri i famshëm në Mikonos të Greqisë, ku u përfshi kapiteni i Manchester United, Harry Maguire.
Fillimisht u aludua se mbrojtësi i Mançester Junajtid ishte konfliktuar me një grup shqiptarësh pasi këta të fundit kishin tentuar të drogonin motrën e anglezit, por të gjitha këto janë hedhur poshtë pasi është zbardhur dosja.
Sipas “The Sun” punonjësi i policisë tregoi fakte të reja: “Ata filluan të shanin policinë. Të q**sha policinë. Ata ofenduan edhe Greqinë. Meguajër sulmoi rreshterin pas ndërhyrjes së policisë. Ai e shtyu dhe e goditi në këmbën e majtë duke i shkaktuar enjte.
Edhe i vëllai i tij sulmoi një polic tjetër duke i shkaktuar plagë në buzë. Gjatë arrestimi të pandehurit bënë mjaft rezistencë”.
Versionin e punjonjësit të policisë e mbështet edhe shoferi që po shoqëronte Meguajërin dhe miqtë e tij.











