• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Të pret një dhuratë e bukur”, mesazhi i burrit para se të vriste ish-gruan me vajzën

by A R
08/08/2018 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënë e bijë do të dalin nga shtëpia në arkivol. Familjarë e miq janë mbledhur për të pritur kufomat e Valbona Marku Nrecaj, 40 vjeçe, si dhe të bijës së saj 9 vjeçe. Ato u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga Pjetër Ndrecaj.

Ky i fundit e vrau ish-gruan dhe vajzën e tij me kallashnikov pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre. Familja ka hapur dyert e mortit. Ata kanë rrëfyer për Express momentet e ngjarjes së rëndë.
“Ish-dhëndri na e vrau vajzën dhe mbesën në pragun e shtëpisë”, tregojnë mes lotësh familjarët..

Një konflikt i mëhershëm mes çiftit dyshohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën të martën mbrëma.

Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin.

Nipi i të ndjerës tha se Pjetër Nrecaj kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valbonën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri është larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri.

Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese.
“Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra”, i kishte shkruar viktimës para se ta vriste.

Nga familja e së ndjerës tregojnë se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj.
“Valbona e ka paditur se ushtronte dhunë ndaj saj. Edhe u kthye këtu te familja e saj. Ky gjatë ditës dje ka qenë te familja. Ka kërkuar të pajtohej. Vajza ka insistuar që nuk do të pajtohet me të. Ky është larguar edhe ka thanë që këtë punë do ta rregullojë siç di vetë”, ka thënë nipi i viktimës.

Ai sqaron se pak minuta pas vizitës së parë të Ndrecajt gjatë ditës së djeshme në familjen Marku të Brekocit të Gjakovës, Valbona kishte shkuar në Polici për ta raportuar rastin. Policia ka vizituar familjen e së ndjerës por është larguar nga aty me arsyetimin se nuk e ka gjetur të dyshuarin.

“Kur ka ardhur ai më vonë me kallashnikov. E ka njohur terrenin këtu në shtëpi. Edhe nga jashtë ka filluar të gjuajë. Viktimë ranë mbesa jonë me vajzën e saj”, thonë në familje.

E ndërkohë, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ndaj Nrecajt është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
“Rreth orës 21:00, 43-vjeçari Pjetër ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeçare K.N.”, thotë prokuroria./a.m.

Next Post
Aksidenti tragjik në Kamëz, nëna dhe vajza e plagosur reagojnë pozitivisht

VIDEO/ Rindërtohet skena 3D, si ndodhi aksidenti tragjik në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In