Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga një valë i nxehti afrikan, ndërsa zjarret janë përhapur në të katër anët e vendit.
Sipas Meteoalb dje u shënuat temperatura rekord në qytetin e Beratit, 40.2 gradë celcius.
Ndërsa të premten pritet që temperatura të bien me disa gradë, sipas sinoptikanëve do të ketë reshje lokale shiu gjatë fundjavës dhe të hënën e javës së ardhshme.
Datat 15, 16, 17 korrik, sipas Meteoalb, sjellin shira të pakët në zona të veçanta të vendit, por jo i gjithë territori do të ketë shira. Reshje të izoluara pritet të ketë vetëm në zonat malore.
Ndërsa fqinjët tanë, parashikohet të marrin shira në sasi të konsiderueshme. /b.d