• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të premten nuk do të ndodhë asgjë e re

by Mero Baze
08/09/2021 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën sot paralajmërimet për një Parlament ku nuk mund të jenë pjesë persona që gjenden në “Listën e zezë” të Qeverisë amerikane, duke nënkuptuar “qëndrestarin” e fundit të kësaj liste, Sali Berisha, i cili refuzon presionin amerikan.

Në qendër të debatit publik janë vendosur sjelljet e çuditshme te Lulzim Bashës, heshtja e tij ndaj këtij debati, “sëmundja” e babait apo vjehrrit për të mos marrë pjesë në mbledhje, dhe mbi të gjitha faktet e bëra publike se ai ka shkelur një pakt me diplomatët amerikanë në Tiranë, rreth kësaj çështje.

Në të vërtetë, shumica e debatit është e përqendruar tek fakti perse hesht Basha dhe jo pse po reziston Sali Berisha. Për këtë arsye të gjithë mendojnë se meqë e premtja do të vijë, ai do të ketë një ditë që nuk ka nga t’ia mbajë.

E vërteta është se të premten nuk do të ndodhë asgjë e re. Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të jenë të dy në Parlament, ambasadorja e SHBA në shenjë proteste do të mungojë në llozhën e Parlamentit, ndoshta të njëjtën gjë do të bëjë dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luljeta Bozo do të hap Parlamentin, Edi Rama do të marrë mandatin e kryeministrit, dhe mezi do të presë ngritjen e Berishës në podium që ta akuzojë…

Natyrisht që do të ketë një reagim të fortë të SHBA pas kësaj, do të ketë një izolim të Partisë Demokratike, do të ketë deklarata të zbehta të disa njerëzve brenda PD që do të vrasin mendjen si të shpëtojnë nga Berisha pa u lagur, por në PD nuk do të ndodhë asgjë.

Lulzim Basha do të vazhdojë të jetë kryetari i saj, Sali Berisha do të vazhdojë të jetë tutori i saj, SHBA do të vazhdojnë të jenë kritikët e mëdhenj të saj, Edi Rama do të vazhdojë të jetë përfituesi i madh i saj dhe jeta do të vazhdojë.

Të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha do ta pësojë në fund prej kësaj, gabojnë. Në fund Lulzim Basha do humbasë zgjedhjet e radhës dhe do t’u thotë të gjithëve natyrisht me zë të ulët, që e humbëm dhe këtë prej Doktorit. Por meqë atë nuk e heqin, tani demokratët duhet të mësohen të durojnë dhimbjet e humbjeve prej tij.

Kështu në finale të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha do të gjejë ndonjë arsye se si të zbojë Berishën që të fitojë, gabojnë.

Ai e ka Berishën një arsye përse mund të rrijë kryetar, edhe pse nuk fiton dot.

Next Post
Ambasadorja franceze në Tiranë, takim me Lulzim Bashën në selinë blu

"Edhe dy ditë do shikoni fatin e Berishës"/ Anëtari i Kryesisë së PD: Tre sfidat kryesore të Partisë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In