Raportohet që Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani do ta kompletojnë blerjen e Monzas këtë të premte.
Ish pronari i Milanit dhe dora e djathtë e tij janë afër për arritjen e marrëveshjes për ta blerë klubin e Serie C, Monza, pas më pak se dy vite kur u larguan nga Milani.
Berlusconi jeton afër Arcore kurse Galliani ka lindur në Monza, kështu që ka një lidhje sentimentale me këtë vend të çiftit.
Sipas Tuttomercatoëeb, marrëveshja do të përmbyllet të premten, me presidentin Nicola Colombo që do të shet 95 për qind të aksioneve të tij.
Do të këtë një konferencë për shtyp dhe një ceremoni, në të cilët Berlusconi dhe Galliani do të jenë prezent, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)