Shqipëria ka mundur Izraelin mbrëmë me rezultatin 0-3.
Kjo fitore i ka gëzuar shumë të gjithë, pasi tashmë kombëtarja gjendet në vendin e tretë me 9 pikë të grumbulluara, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”. Lumturia duket qartë edhe tek gazetarja e njohur e sportit, Ilda Bejleri, e cila në fund të ndeshjes ka intervistuar Gianni De Biasi-n dhe i ka kërkuar ta përqafojë.
“A të të përqafoj pak? Je në zemrat e të gjithë shqiptarëve“, ju drejtua ajo De Biasit”./a.ç