• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të përfshirë në ngjarje 3 shqiptarë, si po e thyejnë heshtjen huliganët që vranë 19-vjeçarin

by A R
08/02/2022 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Huliganët, të cilët javën e kaluar vranë një 19-vjeçar në Greqi, po thyejnë heshtjen dhe po tregojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Në këtë mënyrë autoritetet kanë një panoramë më të qartë se i ndodhi ngjarja dhe se “çfarë bëri secili prej tyre”.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar të dielën 8 persona. Bëhet fjalë për 7 grekë dhe 1 shqiptar të moshave nga 19 deri 22 vjeç, të cilët janë identifikuar si pjesëmarrës në sulmin ndaj të riut Alkis Kambanos.

Për ngjarjen janë identifikuar edhe 3 persona të tjerë, përfshirë një tjetër shqiptar, 23 vjeç, i cili u vu në pranga të mërkurën e kaluar dhe dy persona të tjerë, të cilët deri më tani i kanë shpëtuar arrestimit. Një prej të arratisurve është një 20-vjeçar shqiptar i cili pas vrasjes mendohet se është arratisur drejt vendit tonë. Për të është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Kjo e bën që numri i shqiptarëve të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë të jetë në 3.

Personi i dytë i arratisur është një 20-vjeçar grek i cili jeton në Athinë. Të gjithë të përfshirët në ngjarje janë fansa të skuadrës së PAOK-ut në Selanik dhe anëtarë të “fan club”-eve të ndryshme. Të rinjtë do të përballen me akuza për vrasje dhe dy tentativa vrasjeje. Ata u paraqitën përpara hetuesisë të hënën dhe iu la një afat për të përgatitur mbrojtjen në gjykatë.

6 prej 8 personave të arrestuar të dielën kanë pasur probleme me ligjin në lidhje me armëmbajtje pa leje, shkaktim dëmi dhe shqetësim i rendit si dhe incidente në stadiume.

23-vjeçari shqiptar që është arrestuar të mërkurën dhe një person tjetër kishin arritur që të arratiseshin në Shqipëri në Mars të 2019-s pasi kishin sulmuar 2 fansa të Arisit, pothuajse shumë pranë vendit ku u vra Kambanos.

23-vjeçari është identifikuar si personi që ka goditur 19-vjeçarin në kokë me një levë. Për më tepër, janë gjetur gjurmët e gishtërinjve të një të riut tjetër mes të arrestuarve të dielën, në thikën që i dha goditjen fatale në kofshë Kambanos, duke prekur një arterie dhe duke i shkaktuar gjakderdhje deri në vdekje.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Tension dhe debate, FSHF përzë mediat, çensurë për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër

VIDEO/ Tension dhe debate, FSHF përzë mediat, çensurë për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In