• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

by A R
03/12/2025 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale për gjurmimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, kanë konfiskuar sot më 3 dhjetor 2025, 9 pasuri të paluajtshme.

Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i këtyre pasurive u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Thuhet se pasuritë e konfiskuara përbëhen nga 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, të ndodhura në zonat e Shëngjinit, Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës, me një sipërfaqe totale prej 33 815 m².

“Në vijim të hetimeve dhe operacioneve për gjurmimin e aseteve kriminale, këto pasuri janë sekuestruar dhe kaluan në administrimin e shtetit”, thuhet në njoftim.

Ky operacion është pjesë e një serie masash të ndërmarra gjatë dy muajve të fundit në qarkun Lezhë, ku janë sekuestruar gjithsej 29 pasuri me një sipërfaqe totale prej rreth 132 322 m². Këto pasuri dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale dhe se sekuestrimi i tyre synon të pengojë përhapjen e aktiviteteve të paligjshme.

Autoritetet nënvizojnë se konfiskimi i pasurive të paligjshme është një masë kyçe në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Këto veprime kanë për qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe transparent për qytetarët, duke goditur pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme”, thuhet më tej në njoftim.

Next Post
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri

Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In