Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të kalojë fundjavën në qytetin e Pogradecit. Ai ka postuar një foto në natyrë, në një sfond vjeshte me gjethe të rëna.
Meta uron të gjithë shqiptarët që të kalojnë mirë dhe qetë me familjet e tyre.
“Sa më kishte munguar Pogradeci! T’ia kaloni mirë dhe qetë të gjithë me familjet tuaja!”, shkruan Meta.
Ajo që ka rënë në sy është edhe komenti i një ndjekësi i cili ka ironizuar pozën e presidentit Ilir Meta mes gjetheve të vjeshtës.
“Besoj se të pëlqen shumë vjeshta, ngaqë ka ngjyrë floriri”, shkruan komentuesi.
Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta ishte në Elbasan, ku sërish pozoi në natyrë me një hurmë të kalbur në dorë. /e.s/